Lajme Shqip Monday, 13 June 2011 16:24

Prishtinë – Lidhja Demokratike e Kosovës të hënën e ka akuzuar sërish Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Hashim Thaçi për instrumentalizimin e Policisë së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së pushtetit dhe të interesave grupore, kurse e ka kritikuar memorandumin ndërmjet MFSK-së dhe MPB-së, përderisa i ka quajtur joserioze dhe të dëmshme deklaratat e ministrit Bajram Rexhepi lidhur me punën e EULEX-it në veri. 

Gjatë prezantimit të një grupi të ekspertëve për siguri, LDK-ja u ka bërë thirrje ministrit të Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi dhe atij të FSK-së, Agim Çeku, për rishikimin e memorandumit të hartuar nga këto dy ministri, me qëllim që të mos dëmtohet e ardhmja e FSK-së, duke u shndërruar në një forcë policore.