|
|
e Martë, 24 Janar 2012 19:34 Prishtinë-Zv/kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka pritur sot ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, në një takim ku u diskutua për rrjedhat aktuale politike si dhe integrimet euroatlantike që kanë për synim të dy vendet. 
Gjatë takimit, Ambasadori Lauka garantoi se Shqipëria mbështet Kosovën evropiane me sovranitet të plotë duke shtuar se, integriteti territorial i Kosovës është i padiskutueshëm dhe i pacënueshëm.
Nga ana e saj, Tahiri theksoi se, Qeveria po përkushtohet maksimalisht në synimet e saj, që janë të drejtuara me vizion euroatlantik.
Gjatë takimit u theksua se të dy shtetet mund të bëjnë shumë për ta ndihmuar dhe shkurtuar rrugën e integrimeve euroatlantike. Dialogu teknik me Serbinë, u tha gjatë takimit, është në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe ndihmon bashkëpunimin rajonal si një vlerë evropiane.
Zv/kryeministrja Tahiri u shpreh se të gjitha marrëveshjet e arritura duhen zbatuar plotësisht në praktik dhe se ndërhyrjet nga Serbia janë në kundërshtim me politikat e fqinjësisë së mirë dhe integrimeve evropiane.