Lajme Shqip Wednesday, 21 October 2015 17:03

Kosova merr 27 vota PRO dhe futet në agjendë për pranim në UNESCO.

Në votimin e mbajtur sot në mbledhjen e bordit ekzekutiv, Kosova ka marrë 27 vota pro, 14 kanë qenë kundër dhe 14 kanë abstenuar.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi nëpërmes Twitter-it ka treguar se 27 vende votuan PRO, 14 vende KUNDER dhe 14 Abstenime.

 

Përfaqësuesit nga Rusia dhe Kuba janë duke lobuar që të votohet për shtyrjen e vendimit për Kosovën.

Delegacioni i Kosovës është duke pritur në hollin e selisë së UNESCO-s derisa pritet që sot Këshilli Ekzekutiv ta japë dritën e gjelbër për anëtarësim të Kosovës në UNESCO.