Lajme Shqip Thursday, 16 July 2015 23:08

Në këtë plan të detajuar pretendohet të hiqet Parku i paqes dhe të ndërtohen dy rrethrrotullime. Plani parashihet të zbatohet me 1 tetor, nëse deri në atë kohë palët dialoguese në Bruksel pajtohen edhe për tri tema të tjera që janë futur në paket

Ura kryesore mbi lumin Ibër, do të ketë pamje krejtësisht ndryshe nga ajo që ka patur deri më tani. Tribuna Channel ka siguruar planin e detajuar i cili është shqyrtuar në Bruksel mes palës kosovare dhe asaj serbe, me ndërmjetësim të zyrtarëve evropianë.

Nëse palët pajtohen, atëherë mbi Urën e Ibrit nuk do të ketë më “Park të paqes” i cili nga Prishtina zyrtare nuk shihet ndryshe pos si barrikadë.

Sipas planit parashihet që pos renovimin të urës të bëhen edhe dy rrethrrotullime, njëri në Jug e tjetri në Veri. /Tribuna Channel/

https://www.youtube.com/watch?v=iUh3w_bX57o