Lajme Shqip Wednesday, 28 October 2015 10:30

Më 23.07.2015, në ora 14:00 në rrugën “Ramadan Bytyqi” në Drenas, ka ndodhur një rast i “Vrasjes së Rëndë në Tentativë”, me ç ‘rast si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Me qëllim të përcaktimit të identitetit të saktë të të dyshuarit në bazë të tipareve fizike të tij, Policia e Kosovës publikon fotografitë e personit të dyshuar dhe në të njëjtën kohë kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët të cilët mund ta njohin, apo të kenë informacion lidhur me identitetin dhe vendndodhjen e të dyshuarit.

“Për dhënien e informatave policia ju garanton konfidencialitet të plotë dhe mund të drejtoheni në numrin 192 ( pa pagesë), 044 506091, apo na shkruani nëinfo@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim.