Lajme Shqip Thursday, 27 June 2013 08:53

Prishtinë – (E plotësuar) Kuvendi i Kosovës ka miratuar Marrëveshjen me Serbinë me 84 vota për, 3 kundër dhe asnjë abstenim. 

 

***

Raportohet se gjatë pauzës së Kuvendit, deputetët e Vetëvendosjes janë ulur nëpër karriget e qeveritarëve ndërsa prapa tyre ka qëndruar parulla me mbishkrimin “Kosova e Hashimit”.

 

 

***

Në momentin kur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi theksoi se në sallë gjenden 101 deputetë dhe se janë krijuar kushte për votimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për normalizimin e Marrëveshjes Kosovë-Serbi, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti me Liburn Aliun, deputetin tjetër të kësaj lëvizje, kapën me forcë mikrofonin e kryekuvendarit, me kërcënimin se nuk do të ketë votim, raporton koha. 

Me gjithë thirrjet e kryesuesit të Kuvendit që ata të lejonin zhvillimin normal të punës së Kuvendit, ata nuk hoqën dorë. Pas këtij skandali, Krasniqi dha një pushim prej 10 minutash dhe në këto momente ai ende nuk ka rifiluar. 

 

Vazhdon punimet Kuvendi 

Prishtinë -(E plotësuar) Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar deputetët që ta votojnë ratifikimin e Marrëveshjes.

Thaçi ka dhënë një kronologji të ngjarjeve të progresit të Kosovës. Ndërkaq kur ka folur për Marrëveshjen, ka thënë se “të gjithë e kemi ditur se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë i lehtë”

Ndërkaq në emër të GP të Vetëvendosjes, ka folur Visar Ymeri i cili ka thënë se “të gjithë deputetët e dinë se kjo marrëveshje nuk është e mirë”

“Edhe ju të AAK-së, edhe ju të LDK-së, krejt e dini që kjo Marrëveshje nuk është në të mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë Ymeri.

Ndërkaq AKR dhe AAK, i kanë dhënë mbështetje marrëveshjes. 

 

(E plotësuar) Seanca  e Kuvendit të Kosovës, megjithatë ka vazhduar punimet pasiqë policia e Kosovës ka ndërhyrë ndaj protestuesit duke liruar hymjen e Kuvendit. 

 

Ndërpritet seanca e Kuvendit për 30 minuta 

 

Prishtinë – (E plotësuar) Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar deputetët që ta votojnë ratifikimin e Marrëveshjes.

Thaçi ka dhënë një kronologji të ngjarjeve të progresit të Kosovës. Ndërkaq kur ka folur për Marrëveshjen, ka thënë se “të gjithë e kemi ditur se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë i lehtë”

Ndërkaq në emër të GP të Vetëvendosjes, ka folur Visar Ymeri i cili ka thënë se “të gjithë deputetët e dinë se kjo marrëveshje nuk është e mirë”

“Edhe ju të AAK-së, edhe ju të LDK-së, krejt e dini që kjo Marrëveshje nuk është në të mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë Ymeri.

Ndërkaq AKR dhe AAK, i kanë dhënë mbështetje marrëveshjes. 

*** 

Seanca e Kuvendit është ndërprerë për tridhjetë minuta, pasiqë shumë deputetë nuk kanë arritur të hynë në Kuvend. Kreu i Kuvendit Jakup Krasniqi shtyu seancën për 30 minuta ndërkaq shefi i GP të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se kushtet për t’u zhvilluar seanca momentalisht janë jonormale.

 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë penguar të hynë në Kuvend nga protestuesit e Vetëvendosjes, duke pamundësuar kështu numrin e nevojshëm të deputetëve në sallë, për të marrë ndonjë vendim. 

 

 

Kuvendi pritet të ratifikojë Marrëveshjen, VV proteston

 

Kuvendi i Kosovës pritet që gjatë seancës së sotme të miratojë Ligjin për Ratifikimin e marrëveshjes me Serbinë dhe planin për zbatimin e saj.

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protest në orën 9, kundër ratifikimit të Marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Protesta e Vetëvendosjes mbahet para Kuvendit të Kosovës, ndërkaq që VV ka bërë organizimin e transportit për qytetarët që duan të marrin pjesë në demonstratë nga të gjitha qytetet e Kosovës.

Vetëvendosje në vazhdimësi e ka kundërshtuar Marrëveshjen me Serbinë, duke e konsideruar atë si të dëmshme për shtetin e Kosovës.