Lajme Shqip Friday, 30 October 2015 08:39

Kryesia e Kuvendit ka evituar përplasjen me opozitën duke ndryshuar agjendën e vet për seancën e së hënës.

Këtë e ka bërë duke shkelur rregullat dhe praktikën parlamentare, pasi ka futur në rend dite pikën e cila nuk është shqyrtuar ende në Qeveri, shkruan sot Koha Ditore.

Ky veprim është arsyetuar për shkak të afatit shtatëditor për miratimin e Projektligjit. Më 2 nëntor, në orën 10:00, Kuvendi ka vendosur ta shqyrtojë Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Por Projektligji për MSA-në paraprakisht duhet të kalojë procedurat në Qeveri, e cila pastaj i propozon Kuvendit votimin.