Lajme Shqip Thursday, 29 March 2012 08:00

Prishtinë-Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kërkuar që Bashkimi Evriopian t’i bëjë më tepër presion Serbisë, pasi sipas tij, mënyra se si ajo trajtohet aktualisht, nuk e ndryshon Beogradin.

Këto komente Kurti i bëri gjatë takimit me zëvendës drejtorin e përgjithshëm të drejtoratit për zgjerim në Komisionin Evropian, Xhust Korte.

Siç ka njoftuar lëvizja Vetëvendosje, në takim është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, me theks të veçant në sfidat e Republikës së Kosovës në rrugën drejt BE-së.

Mëtutje, në njoftim theksohet se të dy palët vlerësuan se për të gjitha qëndrimet është e dobishme t’i vazhdojnë debatet dhe diskutimet edhe në të ardhmen, me qëllim të përparimit politik, shoqëror dhe ekonomik në Kosovë. (REL)