Lajme Shqip Tuesday, 27 October 2015 09:22

Albin Kurti ka sqaruar ne emisionin Dritare nga Rudina Xhunga, arsyet e gazit ne parlament dhe mundesine e rendimit te situates, ne vazhdim.

“Gazi lotsjellës është një tym sqarues brenda seancës së Kuvendit, -u shpreh Kurti.

Sipas tij gazi ka bërë që çështja e Zajednicës të kuptohet anë e mban në trojet shqiptare në Ballkan dhe më gjerë, “por në të njëjtën kohë edhe iu ka treguar atyre deputetëve dhe minsitrave e kryeministrit që me aq lehtësi urdhërojnë policinë të ndrëhyjnë me gaz lotsjellës kunder protestuesve, që të kuptojnë njëherë se si është të jesh në këpucët e qytetarit të thejsht, i cili i varfër e i papunë kërkon të drejta ekonomike-sociale, por pse jo edhe politike-kombtare”.

‘Me një gaz lotsjellës në një hapësirë aq të madhe sa është salla e Kuvendit, ata u lotuan, thanë se kjo është e papranueshme, u alivanosën dy prej tyre dhe kështu me radhë, megjithëse i pamë duke dhënë intervista para dhe pas alivanosjes, e alivanosjen nuk ua pamë”

” Por, sido që të jetë gazi lotsjellës në Kuvendin e Republikës është rezultat i atyre mbushjeve që nuk kanë shpërthyer në protestat tona kur policia ka hedhur në drejtim të aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s. Kemi edhe shumë të tillë. Kemi edhe për seancën e ardhshme. Kemi edhe për të tjera seanca. Do të vazhdojë gazi lotsjellës përderisa vazhdojnë këto seanca që përpiqen ta noramlizojnë “Zajednicën”tha ai.