Lajme Shqip Tuesday, 14 June 2011 20:43

Kukës – Në kuadrin e përgatitjes së Forcave Ajrore Shqiptare për t’i ardhur në ndihmë popullsisë civile dhe në kontrollin e kufirit, ka nisur sot stërvitja  “Drini 2011″ në qytetin e Kukësit, me bazë në aeroportin e këtij qyteti.

Me pjesëmarrjen e 9 helikopterëve u kryen disa fluturime në rajonin e Kukësit deri në Dibër si dhe patrullimi i vijës kufitare nga Tropoja, Hasi deri në malin e Korabit.

Fluturimet e helikopterëve ushtarakë ngjallën interesin e gjithë qytetarëve që ndoqën me kurreshtje fluturimet e njëpasnjëshme të tyre.

Stërvitja do të vazhdojë edhe dy ditë të tjera  me synimin e përgatitjes së tyre sipas standarteve të NATO-s në kryerjen e detyrave të ngarkuara.