Lajme Shqip Tuesday, 14 June 2011 19:13

Tiranë – Udhëtarët të cilët kalojnë përmes vendkalimit Morinë-Vërmicë në kufirin Shqipëri-Kosovë, prej nesër do t’i nënshtrohen vetëm një kontrolli.

Procedura del nga marrëveshja që para disa muajve e nënshkruan ministrat e Punëve të Brendshme të Shqipërisë dhe Kosovës, Bujar Nishani dhe Bajram Rexhepi.

Kjo do të thotë se ata të cilët hyjnë në territorin shqiptar, do të kontrollohen në vendkalimin Morinë afër Kukësit, përderisa ata të cilët nga Shqipëria janë për hyrje në Kosovë, në vendkalimin Vërmicë.

Në këtë mënyrë, siç vlerësohet, do të pakësohen pritjet e mëdha dhe do të evitohen kolonat e gjata të cilat krijohen posaçërisht gjatë sezonit turistik.