Lajme Shqip Saturday, 31 March 2012 11:16

Mitrovicë – Kontrabandimi nga Serbia për në Kosovë është duke vazhduar normalisht dhe i pa penguar nga askush, ndërsa rrugët kryesore ilegale në veriun e Kosovës, nuk janë mbyllur.

Të gjiha mallrat janë duke u futur përmes pikëkalimeve legale dhe ilegale në veriun e Kosovës të pa penguar nga askush, kanë njoftuar burime të portalit Lajmeshqip.com.

Sipas burimeve në pikëkalimin kufitarë legal në Jarinje janë duke hyrë shumë pak mallrave përmes kamionë të ngarkuar me mallra me akcizë apo pa të. Ndërsa në rrugët alternative të cilat janë hapuar gjatë verës së shkuar paralel këtij pikëkalimi kufitar, janë mbyllur nga xhandarmëria e Serbisë duke paralajmëruar se Serbia i ka mbyllur të gjitha rrugët ilegale.

Por e vertëta është ndryshe. Pikëkalimet kryesore ilegale si ajo që kalon nëpër fshatrat boshnjake të Lesposaviçit, për në fshatin kufitarë të Tresave e që është rrugë e asfaltuar nuk është e mbyllur, po ashtu edhe rruga ilegale nëpër bjeshkët e Rugoznës e që vjen drejt fshatit Banjskë dhe Zveçan nuk është e mbyllur si dhe rrugët ilegale në afërsi të pikëkalimit kufitarë G 31 në Bërrnjka janë të lira për qarkullim.

Deri më tani nuk ka asnjë produkt ushqimor apo industrial që ka akcizë e që është futuar në pikëkalimin kufitarë në Merdarë si kanë paralajmeruar institucionet e Kosovës.

“Në veri e Kosovës derivatet e naftës kanë çmimim më të lirë në tërë Evropën, ku një litër naftë më pakicë tregtohet me 99 cent ndërsa me shumicë çmimet janë edhe më të lira deri në 85 cent për litër”-kanë thënë burime të portalit. Në anën tjetër, në Zubin Potok, liderët politik dhe kriminalë të këtij qyteti të Kosovës kanë paralajmëruar se nuk do të udhtojnë nëpërmes këtij pikëkalimi pas aty gjenden doganierë dhe policë të Kosovës.

Burimi i portalit nga ky qytet i Kosovës thekson se një gjë e tillë është thënë nga liderët pasi rrugët ilegale janë të hapura dhe çdo lloj malli është duke u kontrabanduar. “Po t’i kishim mbyllur rrugët ilegale banorët do të ishin të detyruar që ti shfrytëzonin rrugët legale”- përfundon raportimin burimi i portalit Lajmeshqip.com.