Lajme Shqip Thursday, 09 May 2013 15:47

Prishtinë – Dështimi i raundit të dytë të bisedimeve në Brukselnë lidhje me planin e zbatimit të marrëveshjes për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Sebrisë sipas kryesuesit të delegacionit nga Kosova, zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi, erdhi si pasojë e obstruksioneve të palës serbe.
“Kemi hasur nga pala serbe një gatishmëri për t’i shtyrë gjërat. Do ta thosha ndoshta një pishmanllëk, nëse më lejohet ta them me fjalë popullore, për atë që e kanë nënshkruar deri më tani. Apo edhe një tendencë që të diskutohet, flitet për gjëra që nuk janë në marrëveshje, apo e tejkalojnë kornizën e saj. Pala kosovare është e gatshme ta zbatojë marrëveshjen pikë për pikë, por nuk jemi të gatshëm të bëjmë negociata të reja para se kjo marrëveshje të zbatohet”, citohet të ketë thënë Kuçi nga rel. 
Zëvendëskryeministri Kuçi ka thënë se për planin zbatues të marrëveshjes, të cilin palëve u ka ofruar drejtori për zgjerim, Fernando Gentilini, delegacionet aktuale nuk po mund të merren vesh, andaj ai ka kërkuar që takimi i radhës të mbahet në nivelin kryeministrave me ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton.