Lajme Shqip Tuesday, 25 June 2013 14:24

Prishtinë – Emisioni investigativ i televizionit Top Channel, Fiks Fare, ka bërë një hulumtim për ministrat Hajredin Kuçi dhe Besim Beqaj, nëse ata janë të përgjegjshëm në mbajtjen e ligjëratave me studentë, në fakultetet ku janë ligjërues në Universitetin e Prishtinës.

Nga ky hulumtim rezulton se ata fare rrallë shkojnë aty, edhe pse mbajnë vendet e punës në universitetin publik. Ligjëratat dhe provimet për ta i mbajnë kryesisht asistent e tyre.

Për këtë temë, Fiks Fare ka intervistuar edhe kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, i cili kritikon mbajtjen e nga më shumë se të vendeve të punës. Ai thotë se kjo direkt ndikon edhe në mohimin dikujt tjetër për një vend pune, e gjithashtu edhe mungesë përkushtimi në njërën nga punët.