Lajme Shqip Thursday, 23 July 2015 16:24

Sot nga Gjermania për në Prishtinë ka fluturuar një aeroplan me 94 shqiptarë të Kosovës, të cilët nuk kanë marrë azil në Gjermani.

“Sot për Prishtinë nga Munichu ka fluturuar një aeroplan me 94 shqiptarë të Kosovës, të cilët nuk kanë marrë azil në Gjermani”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme e Bavarisë, duke vlerësuar se ky është qëndrimi i provincës gjermane pas refuzimit të statusit të azilkërkuesve, transmeton Telegrafi.

Në fakt, provinca gjermane ka paguar të gjitha shpenzimet për kthimin e 112 azilkërkuesve me origjinë nga Shqipëria dhe Kosova.

Kujtojmë se nga Bavaria deri më tani janë deportuar 1.168 huajt për në vendin e tyre të origjinës.