Lajme Shqip Thursday, 27 June 2013 15:01

Prishtinë- Kreu i Kuvendit të Kosovës ka kritikuar vendime e Lëvizjes Vetëvendosje të bëra në Kuvend, ku deputetët e VV-së, penguan deputetët tjerë të votojnë. Madje ata ia kanë larguar mikrofonin kryekuvendarit Jakup Krasniqi gjatë seancës së sotme.

Mirëpo Krasniqi ka thënë se kjo që po bën Vetëvendosje nuk është demokraci, pasiqë në demokraci tjetri nuk mund të pengohet nëse ti nuk pajtohesh me të.

“Vepimet e sotme për t’i penguar deputetët dhe për t’i sulmuar ata nuk janë demokraci dhe nuk janë veprime që japin shpresë që në këtë vend do të sundojë demokracia edhe po të ishin ata në pushtet. Me këto forma edhe po të vijnë ata në pushtet, pushon demokracia”, ka thënë Krasniqi.