Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 11:51

Prishtinë – Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga nënkryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, kanë vizituar veteranët grevistë, të cilët kanë hyrë në ditën e dymbëdhjetë të grevës së tyre.

Me këtë rast, kryeparlamentari Krasniqi ka shprehur mirënjohjet për kontributin që kanë dhënë ish luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë dhe pavarësinë e vendit, ndërkaq u ka bërë të ditur veteranëve se Ligji për vlerat e luftës nuk ka ardhur ende në Kuvend nga Qeveria.

Një vizitë të tillë, delegacioni i Kuvendit e ka bërë pak para fillimit të seancës plenare, në të cilën po ashtu është ngritur çështja e grevës së veteranëve të UÇK-së.

Kryeparlamentari Krasniqi u ka kërkuar veteranëve që ta ndërpresin grevën, duke premtuar se sapo të vijë ligji në Kuvend, do të procedohet dhe do të miratohet sa më shpejt që të jetë e mundur