Lajme Shqip Wednesday, 28 March 2012 13:05

Prishtinë-Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi tha se është e domosdoshme zhvillimi i dialogut me serbët e veriut të Kosovës. Ai këto komente i bëri gjatë takimit me homologun e tij nga Irlanda Veriore, William Haj. 

Krasniqi  u ka bërë ftesë të gjitha subjekteve politike në vend për një bashkëpunim më të ngushtë mes vete për tejkalimin e problemeve që lidhen me Veriun.

Ndryshe, kryeparlamentari i Irlandës Veriore, William Haj tha se Kosova dhe Irlanda Veriore  kanë pasur histori të njejtë të krijimit të përgjakshëm të shteteve tyre të pavarura. Ai ka çmuar kontributin që ka dhënë komunitetit ndërkombëtarë në pavarësinë  e Irlandës Veriore. Krasniqi dhe homologu i tij nga Irlanda Veriore kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimit në nivel administrativ. (LajmeShqip.com)