Lajme Shqip Friday, 24 June 2011 15:58

Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shqyrtojë të shtunën pr/aktin për tabelën e rezultateve të zgjedhjeve vendore për bashkinë Tiranë.

Sipas të dhënave zyrtare nga ky institucion, administrata e Komisionit po vijon përpunimin e të dhënave të mbledhura, pas përfundimit të numërimit të votave të kontestuara në 11 njësitë bashkiake të kryeqytetit. Më pas është Drejtoria Juridike e KQZ-së që harton pr/aktin, miratimi i të cilit bëhet me shumicë të thjeshtë (4 vota).

Në zbatim të vendimit të Kolegjit Zgjedhor, KQZ përgjatë 5 ditëve hapi 1793 kuti, që iu përkisnin 368 qendrave të votimit në Tiranë. Pas verifikimit të votave të kontestuara rezultoi që kandidati demokrat, Lulzim Basha, kryeson me 95 vota para rivalit të tij socialist, Edi Rama.

Procesi i numërimit të votave të kontestuara të hedhura në kutinë e gabuar, i përfunduar brenda një kohe të shkurtër nga KQZ, u shoqërua me debate mes palëve lidhur me rregullsinë e tij.