Lajme Shqip Sunday, 26 June 2011 11:06

Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Shqipërisë miratoi mbrëmë me 4 vota pro dhe 2 kundër aktin që shpall fitues kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha, kryetar të bashkisë së Tiranës.

Projekt – akti i miratuar me shumicë të thjeshtë dhe i debatuar përgjatë katër orëve nga palët, shoqërohet nga tabelat përmbledhëse të 485 qendrave të votimit, të 11 KZAZ-ve të Tiranës, si dhe nga tabelat përmbledhëse të këtyre 11 KZAZ-ve, të gjitha këto të ndryshuara pas numërimit të fletëve të hedhura në kutitë e gabuara.

Në përfundim të hapjes së 1793 kutive në të gjithë Tiranën, Lulzim Basha rezulton fitues me 93 vota më shumë se rivali i tij, Edi Rama.