|
|
e Enjëte, 19 Korrik 2012 19:41 Prishtinë, 19 – Presidentja Jahjaga uron besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, uroj të gjithë besimtarët myslimanë.
“Muaji i Ramazanit është muaj që kultivon paqen, dashurinë e respektin, është muaj i lutjeve dhe i reflektimit, muaj i solidaritetit dhe zemërgjerësisë midis njerëzve në gjithë globin”, ka thënë ajo në urim.
Fillimin e muajit të Ramazanit besimtarëve islamë ua ka uruar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Në urim ndër të tjera thuhet:
“Urojmë që mes qytetarëve të Republikës së Kosovës të mbretërojë paqja dhe mirëkuptimi. Muaji i shenjtë i Ramazanit le të shërbejë për rritjen dhe forcimin e solidaritetit e të dashurisë ndërmjet njerëzve”.
Me rastin e muajit të Ramazanit ministri i Jashtëm Kosovës Enver Hoxhaj ka uruar liderë të vendeve myslimane. Muajin Ramazan besimtarëve ua ka uruar edhe ministri i Shëndetësisë Ferid Agani.
Telegram urimi për muajin e Ramazanit kanë dërguar edhe AAK, AKR dhe përfaqësues të partive të tjera në Kosovë.
Urime për këtë muaj ka dërguar shefi i misionit të OKB-së Farid Zarif.(LajmeShqip.com)