Lajme Shqip Thursday, 30 June 2011 14:15

Prishtinë – Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, zhvillon sot takime lamtumire në Prishtinë.

Burime zyrtare nga qeveria bëjnë të ditur se zv/kryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, do të zhvillojë pasdite një takim lamtumire me PSSP-në, Lamberto Zannier i cili këto ditë përfundon misionin e tij në Kosovë, për të marrë drejtimin e OSBE-së, si Sekretar i Përgjithshëm i kësaj organizate.

Ndërsa burime të Kuvendit të Republikës së Kosovës, po ashtu kanë njofuar se kryetari Jakup Krasniqi pret sot pasdite shefin e UNMIK-ut, Zannier, në takim lamtumire.

Përfaqësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, italiani Lamberto Zannier, filloi këtë detyrë në Kosovë në qershor të vitit 2008, pak muaj pas shpalljes së pavarësisë.