Lajme Shqip Wednesday, 15 June 2011 17:16

Prishtinë – Banorët lokal të Zubin Potokut sot, nga ora 8 deri në orën 10 e kanë mbajtur të bllokuar hyrjen e stacionit policor të komunës së tyre, për shkak të ndryshimit të komandantit të stacioneve policore në veri.

Protesta lajmërohet se është zhvilluar pa incidente. Pjesëmarrësve iu bashkuan edhe biznismenë, të cilët që një muaj protestojnë kundër arrestimit të Jevro Panteliqit. Të njejtit kërkojnë edhe mos zbatimin e ligjit të Kosovës.

Udhëheqësi i ndërmarrësve të Zubin Potokut, Ratomir Bozhoviq, i ka thënë agjencisë së lajmeve BETA, se përfaqësuesit e EULEX-it, ju kanë premtuar atyre që sot nuk do dal në punë komandanti i ri i stacionit policor të Zubin Potokut. Sipas tij, protesta do të vazhdojë, nëse kjo gjë ndodh gjatë ditëve në vijim, pasi një komandant i ri nuk mund të emërohet pa pëlqimin e autoriteteve locale, që ndryshe njihen si strukturat paralele.

Edhe banorët e pjesës veriore të Mitrovicës, dje kanë organizuar tubim në qendër të qytetit për të kundërshtuar vendimin që në atë pjesë të qytetit të fillojë punën komandanti i stacionit të Leposaviqit.