Lajme Shqip Thursday, 02 June 2011 12:32

Prishtinë – Mungesa e profesorëve të Universitetit të Prishtinës (UP) në ligjërata dhe provime, është shndërruar në një fenomen të zakonshëm në këtë institucion.

Situata e krijuar i ka detyruar studentët dhe organizatat e tyre që të mobilizohen dhe të mbledhin të dhëna.

Ata thonë se së shpejti të gjitha ankesat do t’i dërgojnë në Rektoratin e UP-së dhe do të publikojnë emrat e gjithë profesorëve dhe stafit tjetër, që me mungesat e tyre shkaktojnë parregullsi në universitet.