Lajme Shqip e Mërkurë, 11 Korrik 2012 15:05

Prishtinë – Ministria e Integrimit Europian organizoi sot, takimin e parë të Komitetit Drejtues për Liberalizimin e Vizave, në të cilin u prezantuan strukturat koordinuese të procesit të liberalizimit të vizave, planifikimi për përgatitjen e raportit të gatishmërisë, i cili duhet të dorëzohet tek autoritetet e Komisionit Evropian më 1 shtator 2012, si dhe përgatitja e planit të veprimit për zbatimin e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

Procesi i Liberalizimit të vizave tashmë ka filluar të konkretizohet dhe më 16 korrik pritet të funksionalizohet edhe Grupi i Punës për Liberalizimin e Vizave si dhe është finalizuar metodologjia e punës në procesin e raportimit për përgatitjen e raportit të gatishmërisë.

Qeveria e Kosovës tashmë është në fazën e përfundimit të analizës për veprimet të cilat pritet të përfundohen nga institucionet e Kosovës deri në dhjetor 2012 dhe progresi në këtë drejtim, siguron që procesi i liberalizimit të vizave të marrë dinamikë të përshpejtuar në përmbushjen e kritereve të dala nga udhërrëfyesi.  (LajmeShqip.com)