Lajme Shqip Friday, 10 June 2011 12:33

Prishtinë – Udhëheqësja e ekipit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri e ka cilësuar jo serioze qasjen e ekipit të Serbisë për shtyrjen e takimit të radhës. Përmes një videokonference që kishin pasur, ekipi i serbisë ka kërkuar që takimi i dialogut, i paraprarë për datat 14 e 15, të shtyhet.

“Sinqeritet i palës serbe nuk është në nivelin e duhur tha Tahiri”, duke komentaur shtyrjen e takimit të radhës . Pritej që në këtë takim të përafroheshin mendimet apo edhe të arrihej marrëveshje për temat që janë diskutuar deri tani, si lëvizjen e lrie, tregtinë e lirë, çështjen e energjisë, telekomunikacionit, kthimin e dokumenteve kadastralë, të regjistrave civilë, njohja reciproke e diplomave, problemi i personave të pagjetur, si dhe dëmet e luftës ndaj trashëgimisë kulturore të Kosovës.

“Pala serbe duket se po i frikësohet nënshkrimit të një marrëveshjeje në të cilën përfshihen këto çështje. Në viedokonferencën që kanë pasur, pala serbe i ka kundërshtuar edhe propozimet që ka bërë vetë”, tha Tahiri.

Ajo thotë se taktika politike e Serbisë dhe natyra e sjelljes së saj politike, nuk kanë ndryshuar. Kjo nuk e habit shefin e ekipit të kosovës në dialogun me Serbinë, por thotë se kanë obligime ndaj Bashkimit Evropian si Kosova ashtu edhe Serbia. Kosova, tha ajo, është shumë konstrutive. Ajo paralajëmroi se deri në fund të këtij muaji mund të mbahet takimi i radhës, duke e cilëuar si jo serioze tërheqjen e Serbisë, për datat që ishin paralajmëruar.