Lajme Shqip Friday, 17 June 2011 06:16

Prishtinë – Zv/kryeministrja dhe udhëheqësja e delegacionit kosovar në bisedimet teknike me Serbinë, Edita Tahiri, tha dje se “angazhimet e Qeverisë së Kosovës mbështeten në Rezolutën e Kuvendit të Kosovës dhe përkrahen nga BE-ja dhe SHBA”.

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ajo tha se bisedimet teknike me Serbinë kanë për qëllim rregullimin e jetës së qytetarëve dhe raporteve ndërshtetërore dhe siguroi deputetët se s’do të ketë bisedime lidhur me rregullimin e brendshëm, sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës.

Në mbledhjen e djeshme plenare të Kuvendit të Kosovës, e cila do vazhdojë edhe nesër, deputetët ratifikuan Konventën për themelimin e Këshillit Bashkëpunues Doganor.