Lajme Shqip Monday, 20 June 2011 07:36

Prishtinë – Infrastruktura në Prishtinë është duke u ndërtuar në mënyrë të sigurt, thonë zyrtarët komunal. Megjithatë në disa pjesë të kryeqytetit ende mbetet problem shpronësimi, gjë që po zvarrit punët.

Viti 2011 do të shënojë shumë projekte kapitale infrastrukturore të realizuara në kryeqytet. Drejtori i Infrastrukturës në komunën e Prishtinës, Ridvan Shahini thotë se infrastruktura që po ndërtohet në kryeqytet, sidomos në lagjet e reja, u ofron siguri të plotë banorëve. Por, drejtori Shahini pranon se disa projekte kanë filluar me vonesë për shkak të shpronësimit.

Ndërsa, kryetari i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, Valdet Osamni vlerëson se planet rregullative që janë bërë nuk janë cilësore dhe këto sipas tij, krijojnë këtë kaos infrastrukturor.

Komuna e Prishtinës në buxhetin e saj vjetor, në projektet infrastrukturore ka të ndara 14 milion euro.