Lajme Shqip Wednesday, 01 June 2011 13:05

Prishtinë – Arrestimi i kriminelit Ratko Mlladiq nga shteti serb, në një kohë kur ai është në gjendje të rëndë shëndetësore, në Kosovë kjo shihet si një tjetër veprim politik i Serbisë për të përfituar politikisht përmes një të kërkuari nga Tribunali i Hagës, i cili ndodhet buzë vdekjes.

Përfaqësuesit e partive politike në Kosovë vlerësojnë se me këtë rast edhe bashkësia ndërkombëtare po lajthitet, ngase sipas tyre, Serbia po përpiqet të blejë demokracinë me krim.

Sidoqoftë, ata theksojnë se krimineli duhet të dënohet qoftë edhe në prag të vdekjes.