Lajme Shqip Thursday, 02 June 2011 16:38

Prishtinë – Banorët serbë të Kollashinit kanë ndërprerë bllokadën e magjistrales në Zubin Potok, pasi që ata presin të takohen me shefin e ekipit negociator serb, Borko Stefanoviq, i cili pritet të vizitojë veriun e Kosovës.

Kryetari i Shoqatës së sipërmarrësve në Zubin Potok, Ratomir Bozhoviq, ka paralajmëruar se prej nesër protesta do të radikalizohet, por për detaje tjera nuk ka dëshiruar të flasë.

Sipas tij, banorët e veriut të Kosovës, së bashku me kryetarët e komunave të këtij rajoni, do të takohen të enjten me kryenegociatorin serb, Borko Stefanoviq.

“Protestat, prej ditës së nesërme, do të jenë më ndryshe, do të jenë të formës operative në pajtim me rregullat e demokracisë”, tha Bozhoviq, duke shtuar se nga EULEX-i kërkojnë që të lirojnë bashkëvendësin e tyre dhe të parandalojnë maltretimet ndaj serbëve në veri të Kosovës.