Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 14:14

Prishtinë – Senatorët francezë Jean Faure dhe André Vantomme, shprehen sot në Prishtinë përkushtimin e Francës për vazhdimin e ndihmës për Kosovën.

Ata janë pritur nga zv/kryeministri dhe ministri i Drejtësisë i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi,  në një takim ku u bisedua për bashkëpunimin ndërshtetëror Kosovë-Francë, për zhvillimet politike dhe reformat në drejtësi.

Gjatë takimit u fol edhe për bisedimet teknike Kosovë-Serbi, për raportet me KFOR-in dhe për nevojën e përfshirjes së Kosovës në proceset integruese në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Ministri Kuçi i njohu senatorët francezë me reformat në drejtësi, të cilat është duke i bërë Kosova dhe tha së këto reforma vazhdojnë të bëhen duke u bazuar në kriteret e parapara nga Bashkimi Evropian.