Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 18:09

Prishtinë – Përfaqësues të koalicionit qeveritar kanë deklaruar se kërkesa e sotme e opozitës për dorëheqje të Qeverisë “Thaçi 2” është veç një nervozizëm opozitar, pasi që të njëjtit edhe një kohë të gjatë do të jenë në opozitë.

Në krye të 100-ditshit të parë të Qeverisë “Thaçi 2”, opozita ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe gjithë kabinetit qeveritar.

Në anën tjetër nga përfaqësuesit e koalicionit qeverisës, kjo shihet si një nervozizëm i opozitës, e cila, sipas tyre, e sheh veten edhe për një kohë të gjatë në opozitë.