Lajme Shqip Monday, 06 June 2011 15:13

Prishtinë – Ministria e Infrastruktutës, numëroi sukseset dhe sfidat e 100-ditëshit të parë të punës.

Ministri i Infrastrukrutës, Fehmi Mujota, në vazhdën e suksesve përmendi bashkëpunimin me qeverinë lidhur me projektet infrastrukturore.

Mujota tha se në 100-ditëshin e parë, janë hartuar një sërë projektligjesh që kanë të bëjnë me çështjet si navigacioni ajror, hekurudhat etj.

Mujota shpalosi edhe punën që është duke u bërë në ndërtimin e autostradës, duke thënë se në disa pjesë është hasur në vështirësi, për shkak të shpronësimit të disa rrugëve.

Ministri Mujota bëri të ditur se janë 14 projekte të parapara në procedim për vitin 2011 e që kanë një kosto prej 13 milion e 556 mijë euro.