Lajme Shqip Monday, 20 June 2011 19:51

Prishtinë – Ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe në ditën e njëzetë e nëntë po vazhdojnë grevën përpara objektit të Qeverisë së Kosovës.

Kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka deklaruar se se gjendja e grevistëve është përkeqësuar.

Ai thotë se kanë pasur shumë ndërhyrje mjekësore, madje një grevistë është në gjendje shumë të rënd.

Qeriqi ndalet edhe te takimi që kanë pasur me kryeministrin Hashim Thaçi, ku sipas tij është biseduar për Ligjin e vlerave të luftës dhe i ka njoftuar me procedurat si do të shkojnë deri më miratimin e tij.

Ai thotë s kryeministri Thaçi ka kërkuar që të ndërpresin grevën, mirëpo vendimi dhe vullneti i të gjithë grevistëve ka qenë mos të ndërkrehet greva dhe ashtu është vepruar.

Megjithatë, edhe pas shumë vizitave institucionale që kanë pas grevistët, Qeriqi nuk është i informuar se në ligjin e ri i cili pritet të miratohet në Kuvendin e Kosovës do të jenë të përfshira kërkesat për të cilat ata janë në grevë tash e njëzet e nëntë ditë.

Ndryshe, kërkesa kryesore e grevistëve është miratimi i Ligjit për vlerat e luftës.