Lajme Shqip Thursday, 16 June 2011 14:21

Prishtinë – Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Erhard Bühler, në një ceremoni zyrtare, të shtunën, do ta finalizojë procesin e pranim-dorëzimit të kufirit me Maqedoninë nga KFOR-i te Policia Kufitare e Policisë së Kosovës, duke nënshkruar marrëveshjen për pranim-dorëzim të pjesës së tretë dhe të fundit të kufirit në zonën e Zllokuqanit të Ulët.

Lajmi u dha sot në një komunikatë për media nga zyra e KFOR-it për marrëdhënie me publikun.

Gjenerali Bühler do të jetë i shoqëruar gjatë ceremonisë nga Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi dhe nga kreu i misionit të EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac.