Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 12:00

Mitrovicë – Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë e Komunës së Mitrovicës, ka nisur punën për identifikimin e pronave të uzurpuara komunale. Drejtori i kësaj drejtorie, Hetem Geci tha se qëllimi është lirimi dhe rregullimi i pronës komunale.

Ai bëri të ditur se puna në terren ka nisur prej marsit të këtij viti dhe deri më tani janë identifikuar më shumë se 400 prona të uzurpuara komunale, prej të cilave 324 raste edhe janë konfirmuar në bazë të dokumentacionit përkatës që posedon drejtoria