Lajme Shqip Tuesday, 27 March 2012 12:15

Ministri i Forcës së Sigurisë Agim Çeku sot gjatë prezantimit të punës së Zyrës për Çështje të Komuniteteve në këtë ministri tha se përfshirja e serbeve në FSK-ë është edhe kriter në bazë të të cilët vlerësohet FSK-ja nga faktori ndërkombëtar.

Por, duke bërë një prezantim në gjuhën angleze, Ministri Çeku paraqiti si shqetësim presionet që iu bëhen qytetarëve serbë  në Kosovë nga strukturat paralele serbe.

“Atyre iu mungon mbështetja nga komunitetit i vet dhe liderët e tyre,nëpër fshatra nëse ata zbulojnë se janë pjesëtarë të FSK-së i shtyjnë ata të bëjnë zgjedhje. Kjo vjen më se shumti nga ata persona që shërbejnë në institucionet e Serbisë  në institucionet paralele. Ne nuk kemi pasur asnjë rast të largimit të tyre nga trajtimi i keq në FSK-ë apo mos respektimi i tyre nga pjsëtarët e tjerë të FSK-së”-deklaroi Çeku.

Çeku tha se problem tjetër është edhe moskualifikimi i pjesëtarëve të komuniteteve për të qenë oficerë të FSK-së .

Çeku beri të ditur se është aprovuar kërkesa që iu është bërë Maqedonisë për shkollim të komuniteteve në Akademinë Ushtarake të atjeshme, ku do të dërgohen katër pjesëtarë të komuniteteve për shkollim.

Forca e Sigurisë së Kosovës deri në fund të vitit 2011 përbëhej nga 2 mijë e 364 pjesëtarë prej të cilëve 194 kanë qenë pjesëtarë të komuniteteve.