Lajme Shqip Friday, 17 June 2011 15:24

Prishtinë – Kuvendi i Kosovës nisi punimet të premten ashtu siç kërkoi opozita një ditë më parë, në kohën kur të ketë transmetim të drejtpërdrejtë në televizor. Ministri i Financave Bedri Hamza një ditë më parë ka prezantuar Propozim-kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për vitin 2012-2014 dhe ka marrë mbështetje nga Grupi Parlamentar i PDK-së, ndërkohë grupet opozitare kanë bërë vërejtje dhe kritika për këtë dokument, duke shprehur kundërshtimin për të.