Lajme Shqip Wednesday, 01 June 2011 13:33

Therandë – Sonte në orën 20:00, në ambientet e Hotelit “Solid”, në Therandë (Ish-Suharekë), mbahet një ngjarje madhështore në kuadër të Kampanjës Mbështetëse për Ish-Kryeministrin e Kosovës dhe Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Pjesë qendrore e këtij manifestimi është Koncerti i Ansamblit “Rexho Mulliqi”, kurse prezentë në ngjarjes do të jenë edhe personalitete të shquara të jetës politike e shoqërore të vendit.

Ngjarja e sontme në Therandë shënon nisjen e Kampanjës në mbështetje të Ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj, e cila do të zgjasë përgjatë gjithë muajit Qershor.