|
|
e Enjëte, 20 Shtator 2012 14:56 Prishtinë – Kosova publikon nesër rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë të pranverës së vitit të kaluar. Është paralajmëruar mbajtja e konferencës ndërkombëtare “Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë”, organizuar nga Agjencia për Statistika e Kosovës dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Sipas rezultateve paraprake të regjistrimit, Kosova, pa veriun, ka 1.733.872 banorë, kurse në kryeqytetet, Prishtinë, numri i banorëve është 198.214.
Regjistrimi i munguar 30 vite u realizua në prillin e 2011-es, por jo edhe në veriun e dominuar nga serbët e strukturat e tyre paralele që e refuzuan, ku ky proces u tha se do kryhej më vonë. Regjistrimi nuk është kryer në veriun e qytetit të Mitrovicës, dhe në tre komunat veriore Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan.
Kosova para plot gjysëm shekulli, në verën e vitit 1962, sipas te dhënave të publikuara në shtypin e asaj kohe, arrinte numrin prej një milion banorë. (LajmeShqip.com)