Lajme Shqip Wednesday, 29 June 2011 13:44

Prishtinë – Autostrada kosovare drejt Shqipërisë, Vërmicë – Merdar, do të jetë nesër në axhendën e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës.

Kryesia e Kuvendit vendosi që pikën e parë të rendit të ditës të seancës plenare, të jetë interpelanca e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi për autostradën, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në autostradën në ndërtim Vërmicë – Merdar, në vazhdim të Rrugës së Kombit të përfunduar në Shqipëri, sipas deklaratës së kryeministrit Thaçi në mbledhjen e qeverisë javën e kaluar, është duke u punuar me një dinamikë të shpejtuar dhe 38 kilometrat e parë do të kryhen në tetor të këtij viti.