|
|
e Mërkurë, 25 Korrik 2012 11:55 Prishtinë - Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës njofton se varrimi i akademikut Ali Podrimjes do të bëhet nesër, në orën 14:30, në varrezat e Prishtinës.
Homazhet në nderim të jetës dhe veprës së akademik Podrimjes mbahen në mjediset e Akademisë po më 26 korrik, prej orës 12:00-14:00.
Kortezhi me trupin e pajetë të akademik Podrimjes niset për në banesën e tij të fundit nga selia e Akademisë në orën 14:00.
Trupi i pajetë i poetit Ali Podrimja është paralajmëruar se më Aeroportin e Prishtinës do të arrijë nesër, në orën 8 e 55 minuta.
Ali Podrimja u gjet i vdekur në një vendpiknik në rrethinë të Lodève, në jug të Francës. Ai kishte shkuar atje si përfaqësues i Shqipërisë në Festivalin e Poezisë La Voix de la Mediterranée (Zëri i Mesdheut). (LajmeShqip.com)