Lajme Shqip Thursday, 02 June 2011 12:39

Prishtinë – Në takimin e 18 majit në Bruksel gjatë dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit është shtruar edhe çështja e të pagjeturve. Ky problem vazhdon të mbetet edhe më tuje një brengë e madhe për familjarët dhe institucionet e Kosovës, u tha në takimin e radhës të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Këshilltarja e Zëvendës kryeministrës Edita Tahiri, Arjeta Rexha duke njoftuar për ecurinë e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit, tha se në raundin e katërt të bisedimev që po vazhdon në Bruksel është shtruar edhe çështja e të pagjeturve. Ajo tha se pavarsisht që grupet punuese për të pagjeturit janë duke bërë një punë të mirë, megjithëatë Kosova nuk ka kapacitet të plotë për të zbardhur fatin e personave të zhdukur. Rexha tha se në Bruksel është shturar çështaj e Ukshin Hotit dhe është kërkuar më shumë informacion rreth fatit të tij. Ajo tha se nga pala kosovare ka kërkur fuqizimin e procesit për zbardhejn e fatit të personave të pagjetur. Ndërkohë që BE-ja është zotuar të ndihmojë në këtë proces, edhe palët në dialog kanë marrë obligime të ndërsjella.

Ndryshe edhe 1 mijë e 812 persona ende nuk dihet për fatin e tyre.