Lajme Shqip Wednesday, 08 June 2011 09:38

Prishtinë – Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate, dënon aktin vandal të djegies së dy veturave të misionit të EULEX-it në Kosovë, të ndodhur dje, herët në mëngjes, në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Ministria e Punëve të Brendshme fton Policinë e Kosovës të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti dhe sjelljen e shkaktarëve të këtij akti vandal para organeve të drejtësisë.

“Sulme të tilla ndaj personelit dhe pronës së EULEX-it janë të papranueshme dhe nuk i kontribuojnë rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës”, thekson Ministria e Brendshme.