Lajme Shqip Wednesday, 29 June 2011 09:42

Prishtinë – Enti i Statistikave të Kosovës, sot pritet të shpall rezultatet preliminare nga regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe të banesave, të kryera në 34 komuna të Kosovës.

Në statistika nuk do të përfshihet veriu i vendit, ku regjistrimi është bojkotuar nga popullata serbe.

Shpallja përfundimtare e rezultateve për numrin e banorëve në Kosovës duhet të bëhet në qershor të vitit të ardhshëm.

Nga të dhënat e deritashme jozyrtare thuhet se Kosova ka më pak se 2 milionë banorë, kurse Prishtina ka rreth 200 mijë banorë.