Lajme Shqip Sunday, 26 June 2011 15:06

Prishtinë – Në tre vitet e fundit numri i kosovarëve, të cilët kanë kërkuar heqje të shtetësisë, është rritur masovisht. Vetëm në pesë mujorin e parë të këtij viti, numri total i kosovarëve, të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia, sipas Ministrisë së Punëve të Brendëshme, arrin shifrën në 1566 persona.

Ndërsa, totali i fitimit të shtetësisë për këtë pesë mujor është 224 raste. Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi pohon se heqja dorë e kosovarëve nga shtetësia është mjaftë shqetësuese, theksojnë mediat kosovare.

“Në bazë të ligjit për shtetësi në shumë shtetet të tjera evropiane lejohen dy shtetësi. Por, ka shtete të tilla që nuk i pranojnë dy shtetësitë, prandaj qytetarët tanë, të cilët pretendojnë të marrin shtetasin e atyre shteteve, janë të detyruar të heqin dorë prej shtetësisë së Kosovës”, ka thënë Rexhepi.