Lajme Shqip Thursday, 30 June 2011 17:19

Ish-ministri i Transportit, njëherit deputet në Kuvend, Fatmir Limaj ka sqaruar para deputetëve shumë çështje sa i përket kontratës me “Bechtel & Enka”, sidomos rreth draft-kontratës së publikuar nga Vetëvendosja, duke thënë se ai është njëri nga shumë draftet që janë përgatitur.

Limaj ka hedhur poshtë ato që janë thënë më herët nga opozitarët për mungesën e transparencës së kontratës dhe pamundësisë për ta parë këtë kontratë, duke thënë se kushdo që ka kërkuar ta shohë ka mundur ta shohë këtë kontratë dhe ta studiojë, por jo ta marrë apo kopjojë.