Lajme Shqip Thursday, 16 June 2011 19:31

Prishtinë – Lidhja Demokratike e Kosovës kërkoi nga qeveria transparencë nga bisedimet me Serbinë dhe qartësim se a do të këtë marrëveshje të nënshkruar mes palëve  apo jo.

 

Rrjedha e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, ka bërë që të ketë replika të ashpra mes deputetëve opozitarë dhe  kryenegociatores në bisedime me Serbinë, Edita Tahiri.

 

Deputeti Sabri Hamiti nga LDK ka kërkuar nga zëvendëskryeministrja Tahiri që të ketë transparencë dhe të bëjë të ditur se çka saktësisht po bisedohet me Beogradin. Hamiti ka kërkuar nga kryenegociatorja të dijë më shumë rreth marrëveshjeve mes të dyja palëve.

Ndërsa, zv/kryeministrja Edita Tahiri ka siguruar deputetët se nuk do të ketë tema politike  dhe ekipi kosovar do të mbetet në vijat e kuqe që i ka vënë vetë Kuvendi i Kosovës.

 

Megjithatë, deputeti Hamiti nuk u kënaq me përgjigjet dhe perceptimin se bisedimet janë vetëm teknike.

 

Por menjëherë vjen përgjigja e zv/kryeministres Tahiri, e cila e mbronë qeverinë dhe termin “bisedime teknike”.

 

Kuvendi i Kosovës është mbledhur në seancë plenare dhe pritet të miratojnë disa nga projektligjet.