Lajme Shqip Wednesday, 15 June 2011 14:34

Prishtinë – Në 3-vjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, njohësit e Kushtetutës kërkojnë ndryshime thelbësore të saj. Tre vjet nuk u kanë mjaftuar institucioneve të Kosovës që të zbatojë dy dispozitat themelore të Kushtetutës, që ta bëjnë shtetin sovran e të pandashëm dhe ta shtrijnë autoritetin në të gjithë territorin e saj.

Akademik Esat Stavileci, thotë se pritjet nga Kushtetuta kanë qenë më të mëdha sesa realizimet, andaj ka ardhur koha që të bëhen ndryshime të saj. Stavileci thekson se ndryshimet nuk duhet të bëhen vetëm në dispozitat që kanë të bëjnë me zgjedhjen e presidentit, por edhe në ato që kanë të bëjnë me fuqinë ekzekutive të pranisë ndërkombëtare:

Ndërsa, eksperti Mazllum Baraliu thotë se Kushtetuta e Kosovës ka nevojë për një rishkrim të ri, që nga preambula, deri te neni i fundit.

Sipas tij, kjo Kushtetutë me mangësitë dhe problemet e saj, ka sjellë dy kriza politike, andaj ka nevojë për një ndryshim rrënjësor dhe jo të pjesëshëm:

Ndryshe, së fundi, Kuvendi i Kosovës ka marrë vendim që të bëhen ndryshime në Kushtetutë dhe ka themeluar komsionin kushtetues, mandati të cilit është vetëm ndryshimi i dispozitave që kanë të bëjnë me zgjedhjen e presidentit.