Lajme Shqip Monday, 13 June 2011 14:33

Prishtinë – Qeveria e Kosovës kërkon që sa më parë të dihet e vërteta në lidhje me pretendimet e Raportit të Dik Martiti për tregtinë me organet. Kështu deklaroi Zëvendëskryeministri dhe ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuqi, duke komentuar krijimin e Grupit Punues për hetimin e këtyre pretendimeve nga ana e Bashkimit Evropian. Kosova nuk i frikësohet të vërtetës në raport me të kaluarën e saj dhe është e interesuar që ta dijë atë sa më parë. Deklarimi u bë pas takimit inaugurues të Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës. Drejtori, profesor Zejnullah Gruda, me iniciativën e së cilit është themeluar ky Institut para pak ditësh nga Qeveria e Kosovës, tha se është më së e nevojshme që në mënyrë institucionale dhe të argumentuar shkencërisht të dihet se çfarë ka ndodhë gjatë luftës.

Profesor Gruda tha se do të merren parasysh të gjitha faktet dhe të gjitha hulumtimet e deritashme, të cilat do të analizohen dhe vlerësohen por plotësisht mbi baza shkencoren dhe pa ngarkesa të tjera. Ndërsa Zëvendëskryeministri Kuqi ka premtuar gjithë mbështetjen institucionale për Institutin, pasi puna e tij është në dobi për Kosovën dhe të vërtetën.